Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi për të ashtuquajturën çështjen “Babale”.

Në një njoftim të shpërndarë nga gjykata behet e ditur se gjyqi ndaj Ervin Salianji është shtyrë përsëri. Në të gjitha seancat i vetmi që nuk ka munguar ka qenë deputeti Salianji dhe mbrojtësi i tij.

Njoftimi:

Përshëndetje!

Sic jeni vene ne dijeni, sot eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj.

Ju komunikojme se seanca e sotme nuk do te zhvillohet, per arsye se mbrojtesi i te pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, bashkelidhur raportin mjekesor per paaftesi te perkohshme ne pune, si dhe trupi gjykues nuk mund te formohet per shkak te mungeses se nje prej anetareve. Mbetet ne vleresimin Tuaj pjesemarrja ne kete seance.

Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: