Është shtyrë me dy orë afati i zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se për shkak të kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, është shtyrë deri në orën 20:00 procesi i votimit.

Ky organ pranë PD fton të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e votimit, me parimin një anëtar një votë. Kujtojmë që kandidatë në fletët e votimit janë dy, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: