TIRANE- Në një kohë kur sot ishte caktuar që të zhvillohej gjyqi për Denis Shtrazën, seanca është shtyrë për një ditë tjetër. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e Shtrazës, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Gazmend Ccollakut.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 6 janar të 2016-ës, trupi i të cilit u gjet në Murqinë të Krujës. Avokati i Shtrazës pohoi për ‘News24’ se Denisi nuk ishte mirë me shëndetin dhe se ishte në spitalin e burgut.

NGJARJA
Më datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin ”Policia”, kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: