Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin. Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces, por SPAK bëri kërkesë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se sot nuk është formuar trupa gjykuese , ndërkohë që Anita Mici është në proces Vettingu në KPA, ku Daci është pikërisht anëtar.

Tashmë është në dorën e KLGJ të caktojë një anëtar të ri. Luan Daci u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg, konvertuar në 12 muaj detyrim për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës, pasi kur është bërë anëtar i KPA ka falsifikuar dokumentet duke fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb