Shtyhet për herë të dytë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit seanca gjyqësore për grupin “Shullazi”.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: