PRISHTINË – Gjykata në Prishtinë ka ngritur vepra penale për të akuzuarin L.B, për shkak të veprave penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I akuzuari L.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vite heqje lirie, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me 07.03.2024.

Po ashtu, ai është dënuar me gjobë në shumën prej tre mijë euro, të cilën duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raportojnë mediat e Kosovës.

“Nga i akuzuari gjykata konfiskon përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e Gjykatës, si sende të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës në Prishtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: