TIRANE- Shuhet kompozitori i mirënjohur Agron Xhunga. Ai ndërroi jetë sot në moshën 67-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Xhunga është kompozitor i dhjetëra këngëve të njohura si: ‘Të dua’, ‘Si lule maji’, ‘Në ekranin e televizorit’ etj. Kompozitori është nderuar me disa çmime në Festivalet e Këngëve.

Homazhet për të do të mbahen sot në orën 16:00 në Teatrin ‘Aleksandër Mosiu’, Durrës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb