Drake shpenzoi vetëm 120 sekonda nga jeta e tij për të qenë i pranishëm në një klub nate dhe për këtë u pagua plot 15 mijë paund, shkruan The Sun. Reperi 30-vjeçar, u filmua në klubin Toy Room në Angli pak para se të largohej.

Ylli kanadez hyri në klubin e natës i shoqëruar me disa persona të tjerë rreth orës 2:17 të mbrëmjes dhe doli ekzaktësisht në orën 2:19 minuta.

Ky mund të konsiderohet rekord, shkruan The Sun, pasi shuma me të cilën u pagua ishte marramendëse. Megjithatë gazeta angleze shkroi se këngëtari shfaqi disa pakënaqësi ndaj klubit të natës, pasi sipas tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: