Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje banorëve që të evakuohen nga Kherson pasi forcat ruse kanë shtuar sulmet me mortaja dhe artileri në qytetin jugor të Ukrainës të çliruar së fundmi.

Disa banorë që jetuan gjatë pushtimit rus hezitojnë të largohen pavarësisht bombardimeve, sipas një zyrtari lokal që ka qenë i përfshirë në evakuim.

“Unë po u them këtyre njerëzve se Kherson është një nga qytetet më të rrezikshme për momentin. Kështu që u kërkoj atyre të imagjinojnë se do të shkojnë me pushime për disa javë. Mund të jetë më e lehtë për ta që të vendosin të lëvizin në këtë mënyrë. Por megjithatë, shumë njerëz po qëndrojnë në qytet”, tha anëtari i këshillit të qytetit, Dmytro Poddubniy.

Një banore e Khersonit, Inna Balyoha, tha për se kishte frikë se nëna e saj e moshuar dhe e sëmurë nuk do të mund ta duronte udhëtimin.

“Ajo është shumë e dobët. Ajo nuk do të arrijë në një qytet tjetër. Shumë mbeten në Kherson nën granatimet për shkak të prindërve të tyre”, tha ajo.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të Khersonit që të evakuohen në rajone më të sigurta pasi bombardimet ruse janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb