Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye te PD, duke u shprehur se se kjo është me rëndësi të madhe për PD-në pasi i hap rrugën zgjedhjes së strukturave të reja të partisë.

Në një intervistë në  “Radari Informativ” në ABC, Mustafaj tha se nëse Gjykata e Apelit do të vendosë në favor të Alibeajt do të kemi një grup që sipas tij në pjesën më të madhe të rasteve do të marrin vendime që i përshtaten kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas Mustafajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale, grupi i Alibeajt nuk do të hyjë në zgjedhje pasi janë pa anëtarësi, pa asnjë strukturë në bazë.

“Procesi i bashkimit bëhet në bazë, jo në Grupin Parlamentar. Zgjedhja e kryetarit ka rëndësi të madhe se i çel rrugën zgjedhjes së strukturave të tjera. Pra të gjithë demokratët duhet ta mendojnë si proces, që kush ka mbetur rrugën e ka të hapur. Nëse do t’i jepet të drejtë grupit të Alibeajt do të jetë si grupi që ishte pas daljes nga parlamenti, një grup individësh që kanë siglën, interlokutorë të Ramës, do të marrin vendime që i përshtaten atij në shumë raste. Dhe, kjo do të vijojë deri në zgjedhjet e reja. Ndërsa, duke folur për përballjen sot në Parlament mes opozitës dhe mazhorancës, Besnik Mustafaj thotë se Sali Berisha ishte plotësisht opozitari formal. Pra, koha që kishte në dispozicion, dhe argumentet që solli treguan që “lideri historik i demokratëve ishte përfaqësuesi i vërtetë i opozitës në parlament, de facto.”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: