Rreth 60 për qind e polakëve nuk mund të përballojnë pushimet këtë vit, sipas një sondazhi të ri.

E përditshmja “Super Express” nënvizoi efektet e inflacionit në planet e pushimeve të polakëve.

”Inflacioni qëndroi në pothuajse 14 për qind në muajin maj dhe sipas ekonomistëve, kulmi i rritjes së çmimeve do të ndodhë në verë ose në vjeshtë”, shkruan gazeta.

“Ne mund të blejmë gjithnjë e më pak krahasuar me paratë që fitojmë, me fjalë të tjera po varfërohemi. Përkeqësimi i situatës financiare të polakëve do të thotë se shumë prej tyre nuk do të mund të largohen për një festë të dëshiruar”, shton ajo.

”Super Express” raportoi se të pyetur nëse do te kishin mundësi të shkonin ose jo me pushime, 40 për qind e të anketuarve u përgjigjën ”po” dhe 60 për qind ”jo”.

Sondazhi u krye nga kompania ”Badan Pollster” përgjatë 24-25 majit, me pjesëmarrjen e 1 062 qytetarëve polakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: