Si do ta mbyllni javën e fundit të muajit qershor? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj jave? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. (25/06/18-01/07/18)

DASHI

Të përgjithshmet: Kjo javë vazhdon t’ju sjell trazira në jetën e përditshme, por kjo ka të bëjë me rrugën retrospektive të Marsit – sundimtarit juaj – duke filluar nga 26 e muajit tek Ujori. Ka ardhur koha për të rishikuar miqësitë dhe marrëdhëniet dhe të vendosni baza të reja mbi to. Në të njëjtën kohë, Hëna e Plotë në 28 tek Bricjapi do vijë t’ju mësojë gjëra dhe t’ju ndihmojë të nxirrni konkluzione të dobishme. Më 29 Merkuri hyn tek Luani dhe mendja veprondirekt!

Parashikimet në dashuri: E kaluara mbetet e kaluar. Lëreni aty ku duhet dhe mos i mendoni vazhdimisht të njëjtat gjera. E kalura sjell vetëm shqetësime në jetën tuaj personale dhe nëse jeni në një marrëdhënie shqetësoni edhe partnerin tuaj. Nëse nuk jeni të angazhuar, vazhdoni të kërkoni dashurinë për bashkëshortin tuaj.Kushtet ju ndihmojnë.

Parashikimet profesionale: Kjo javë pritet të sjellë sugjerime që ju duhet të mendoni mirë. Çfarëdo që ka ndodhur në të kaluarën duhet t’ju ndihmojnë të shihni më qartë zgjedhjet tuaja dhe të bëni hapat e ardhshëm me më shumë ndërgjegjësim. Perspektivat për përmirësim vazhdojnë të ekzistojnë, prandaj mos vononi me gjithçka që dëshironi të bëni. Në financat vazhdoni të gjeni zgjidhje të mençura që ju largojnë nga problemet.

DEMI

Të përgjithshmet: Rruga retrospektive e Marsit nga Ujori, sjell të dhëna të reja në marrëdhënie, bashkëpunimet apo miqësi. Është e mundur që një problem të shfaqet me personat që përfshihen në to, pasi gjendja juaj për të kapërcyer do t’ju sjellë përballë bashkë me ta. Mund të përpiqeni gjithashtu të mbani distancën nga personat që ju rrethojnë në mënyrë që të gjeni bilancet tuaja që do t’ju lejojnë të merrni frymë përsëri!

Parashikimet në dashuri: Është mirë të mos filloni të bisedoni me bashkëshortin tuaj dhe veçanërisht për çështjet që ju e dini që janë si një gjemb në marrëdhënie.Kini durim dhe me humor të mirë largoni negativitetin që është krijuar. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur grindjet.

Parashikimet profesionale: Në profesion do të keni ide të mëdha dhe do të jeni në gjendje të vendosni në radhë shërbimet. Me Hënën e Plotë tek Bricjapi, duket se mençuria dhe dija do dalin në sipërfaqe dhe do të udhëheqin zgjedhjet tuaja. Kujdes me bashkëpunimet. Ndoshta është koha për t’i vlerësuar përsëri. Në ekonomi hapendyert dhe ju jepen mundësi. Është mirë të mos tërhiqeninga entuziazmi. Shihni gjërat në dimensionin e tyre real.

BINJAKET

Të përgjithshmet: Kjo javë do të jetë mjaft e mirë për të komunikuar. Merkuri nga Gaforrja deri në 29 të muajit, vazhdon të japë ngrohtësi dhe mirëkuptim. Jeni në gjendje të kuptoni më mirë njerëzit rreth mjedisit tuaj, por edhe veten tuaj duke rritur nivelin tuaj të inteligjencës emocionale.Ju keni shumë për të mësuar këto ditë nga vetë vetja juaj.Me Afërditën që shkon tek Luani pasioni nuk fshihet nga marrëdhënia juaj emocionale.

Parashikimet në dashuri: Probleme ka në marrëdhënien tuaj dhe duket se ka çështje që i mbani sekret nga bashkëshorti juaj. Këtë javë do të keni mundësi të bisedoni me të dhe të flisni për perspektivën tuaj. Nëse i përkisni atyre që janë beqarë kushtet janë të favorshme dhe do t’ju sjellin zhvillime interesante.

Parashikimet profesionale: Në profesion është një javë e mirë për të investuar në bashkëpunimet tuaja. Ju do të jeni personi ku njerëzit përreth jush do t’ju shohin dhe do munden t’ju japin mendime dhe plane. Tregohuni atyre të denjë për besimin e tyre dhe sigurohuni që të lëvizni sa më me përgjegjësi për ta. Çështjet financiare dhe familjare do të lidhen drejtpërsëdrejt, prandaj sigurohuni që të llogaritni detyrimet tuaja financiare përpara se të vazhdoni me blerje të rëndësishme.

GAFORRJA

Të përgjithshmet: Me Diellin që lëviz në shenjën tuaj dhe këtë javë do të ndjeni ngrohtësinë që e lëshon ky yll shumë i ndritshëm. Optimizmi vjen për të kompensuar karakterin dhe t’ju mbushë me vitalitet, shpresë dhe ëndrra. Ju mund të bëni shaka, të kaloni mirë me njerëzit tuaj të dashur, të shmangni presionin që jeta e përditshme ju mbush. Me Merkurin që lëviz për një kohë në shenjën tuaj (deri në 29), mund të flisni për idetë tuaja dhe të bindni njerëzit e duhur për ëndrrat tuaja!

Parashikimet në dashuri: Marrëdhënia juaj ka nevojë për qetësikëtë javë. Mos ngrini tonin e zërit tuaj, sepse nuk do të jetë e lehtë ta “prishni” situatën. Mos bashkëbisedoni për ato që ju shqetësojnë, sepse edhe partneri juaj është në presion nga gjëra të tjera në jetën e tij.Nëse jeni vetëm, lini mendimet tuaja dhe takohuni me miq të mirë.

Parashikimet profesionale: Në profesion vazhdoni të lëvizni në mënyrë mbrojtëse dhe silleni me ndershmëri. Merkuri në shenjën tuaj deri të premten ju jep shansin e fundit për të vënë biznesin tuaj në një rregull, për të bërë marrëveshje, për të bërë udhëtime biznesi me rezultate të mëdha. Financat tuaja kanë mundësi të përmirësohen përmes transaksioneve financiare fitimprurëse.

LUANI

Të përgjithshmet: Merkuri hyn në shenjën tuaj nga 29 të muajit, gjë që bën komunikimin tuaj më të gjallë, të shpejtë, me zgjuarsi dhe humor. Ju jeni të aftë të promovoni idetë tuaja dhe të shprehni me bindje ‘dëshirat’ tuaja me besim! Nëse jeta juaj shoqërore ose profesionale kërkon ekspozim ndaj audiencës dhe fjalimeve para saj, dijeni që do të josheni në këtë kohë! Tani mund të rrisni ndikimin tuaj ose shitjet nëse kjo është në fushën tuaj.

Parashikimet në dashuri: Presioni në jetën tuaj emocionale vjen nga një situatë që ende nuk është zgjidhur. Sigurohuni që të merreni me të nëse doni të ndiheni më mirë. Mënyra e tërheqjes që do të bëni për t’u afruar me bashkëshortin tuaj duhet të jetë plot kuptueshmëri dhe qetësi. Mos harroni! Ju që jeni vetëm, mos e humbni optimizmin tuaj. Fati do t’ju ndihmojë të ndryshoni situatën.

Parashikimet profesionale: Në javën profesionale java do të jetë shumë e favorshme për ju, mjafton të luani saktë lojën. Kontaktet me kolegët tuaj do të jenë në qendër të interesit tuaj. Kjo periudhë ndihmon në normalizimin e tyre, kështu që nëse keni nevojë për të balancuar gjërat, është mirë ta bëni tani. Në financat mund të fitoni para të mjaftueshme përmes njohurive dhe kontakteve sociale. Promovoni punën tuaj tani dhe do të keni përfitime financiare!

VIRGJERESHA

Të përgjithshmet: Shfrytëzojeni këtë javë – deri të premten – ku Merkuri do të shkojë tek Gaforrja për t’u afruar më shumë me njerëzit tuaj të dashur, të forcojë lidhjet e familjes, të flisni me ngrohtësi dhe me ndershmëri. Mund të bëni edhe udhëtime ose një ekskursion të shkurtër me familjen tuaj dhe do të ndjeheni shumë mirë.

Parashikimet në dashuri: E qetë duket kjo periudhë në ndjenjat tuaja. Sigurohuni që ta shijoni atë dhe mos përbuzni situatat nga kokëfortësia. Nëse vendosni të bisedoni me bashkëshortin tuaj për çështjet që kanë të bëjnë me ju, duhet ta bëni atë me mirëkuptim dhe fleksibilitet. Ju që jeni duke kërkuar për një bashkëshort, mund të shpresoni për njohje të reja dhe interesante!

Parashikimet profesionale: Në profesion ditët do shkojne shumë mirë. Ju duhet të synoni marrëdhëniet ndërpersonale dhe përmirësimin e tyre. Bisedoni me bashkëpunëtorët, sqaroni pozicionin tuaj, përmirësoni kushtet, jepini shtysë planeve tuaja. Lëvizni përreth, bëni udhëtime të biznesit nëse është e nevojshme, por mos lejoni që koha të shkojë kot duke u marrë vetëm me biznesin. Financat stimulohen dhe fitojnë rritje.

PESHORJA

Të përgjithshmet: Kjo javë me hyrjen e Merkurit tek Luani më 29, shënon një periudhë shumë të favorshme për shenjën tuaj. Një ide ka filluar të gjejë terren për t’u zhvilluar dhe kjo është ajo që duhet të bëni kryesisht me veten. Ju mund të “magjepsni” me fjalët tuaja dhe të sillni gjërat aty ku ju doni përmes një bisede. Ju dini se si të fitoni interesin e atyre rreth jush dhe t’i bëni ata t’ju dëgjojnë me kujdes dhe me interes. Përfitoni nga jeta juaj profesionale dhe shoqërore.

Parashikimet në dashuri: E qetë duket se janë gjërat në jetën tuaj emocionale. Nuk ka efekt negativ nga vendosja planetare, kështu që mund të shijoni momentet e paqes familjare. Ju gjithashtu mund të ndani disa mendime rreth çështjeve përveç marrëdhenieve që ju shqetësojnë këto ditë.

Parashikimet profesionale: Në profesion pritet të ketë përgjegjësi, metodikë dhe program. Me Hënën në Shigjetar të Hënën dhe të Martën, disponimi ju shtyn në shtigjet e zgjerimit dhe zhvillimit profesional. Me Hënën e Plotë tek Bricjapi para fundit të javës shfrytëzoni atë që keni mësuar dhe mbani ekuilibrin me kuptim absolut dhe pa ndjenja. Financatpo përmirësohen, por së pari duhet të shmangni kurthet.

AKREPI

Të përgjithshmet: Shikoni të jeni veçanërisht të kujdesshëm këtë javë, sepse Hëna e Plotë tek Bricjapi në 28 ju sjell përballë me përgjegjësitë tuaja. Ju duhet të gërshetoni mençurinë e përvojave tuaja me intuitën në mënyrë që të merrni vendimet e duhura dhe të bëni hapat e ardhshme. Komunikimi juaj do të jetë shumë efektiv për aq kohë sa Merkuri shkon tek Gaforrja, d.m.th deri në 29 të muajit. Ju do të keni një armë të fuqishme për t’i bindur për idetë tuaja.

Parashikimet në dashuri: Ledhatimi dhe romantizmi ju dhurojnë pamje planetare. Krijoni këtë tendencë dhe kontaktoni partnerin tuaj. Pak janë mundësitë e tilla, prandaj mos i humbni ato me absurditete dhe pasiguri.Nëse nuk e keni gjetur ende bashkëshortin tuaj, përpiquni të angazhoheni me njerëz, sepse do të ketë emocione të reja.

Parashikimet profesionale: Kujdes në bashkëpunimet tuaja në profesion. Marsi në rrugë retrospektive nga Ujori, ju bën më egoistë dhe ju nxit të kërkoni kontrollin e situatave, por edhe të personave. Problemi lind ose kur nuk arrini të mbani kontrollin ose kur hasni një reagim. Menaxhoni zemërimin tuaj dhe mos lejoni që emocioni të ndikojë në sjelljen tuaj profesionale. Në financat, të ardhurat janë të mira, por aq sa për t’iu përgjigjur detyrimeve tuaja me dinjitet.

SHIGJETARI

Të përgjithshmet: Jeni të ndikuar fuqishëm nga Merkuri dhe Afëdita ku nga 29 e tutje do të jenë njëkohësisht tek Luani. Ndërkohë siç e kuptoni, pasioni dhe inteligjenca karakterizojnë fjalimin, mendimin dhe marrëdhëniet tuaja. Doni të jeni në krye, ndërkohë optimizmi nuk humbet aspak nga ju. Ju keni guximin të flisni dhe jeni të gatshëm të kërkoni atë që mendoni dhe e meritoni në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe personale.

Parashikimet në dashuri: Ka raste kur duhet të mendoni dy herë fjalët që dëshironi t’i thoni bashkëshortit tuaj. Ekziston rreziku për të thënë gjëra që do ta lëndoni dhe do ftoheni midis jush. Të jeni shumë i kujdesshëm. Nëse jeni vetëm, kushtet ju ndihmojnë të njihni një person shumë interesant!

Parashikimet profesionale: Në biznes arrini të bëheni kërkues dhe të drejtpërdrejtë. Bisedimet tuaja janë të qarta dhe tani mund t’i tejkaloni. Ju mund të tërhiqni fytyrat që dëshironi dhe t’i çoni aty ku synoni. Financat tuaja shkojnë jashtëzakonisht mirë. Kini kujdes për të negociuar të drejtën dhe shfrytëzoni mundësitë!

BRICJAPI

Të përgjithshmet: Kjo javë vjen për t’ju nxitur dhe për të rregulluar gjërat. Çdo e keqe e ka një të mirë! Hëna e Plotë ndodh në shenjën tuaj, duke krijuar tronditje, Ju jeni të aftëti shikoni gjërat nga një dimension tjetër. Ju keni qenë prej kohësh i përfshirë në situata që nuk dëshironit dhe përpiqeni të gjeni përgjigjet brendajush. Momenti erdhi, por tregoni mençuri, jo frikë!

Parashikimet në dashuri: Jeta juaj sentimentale po kalon një periudhë të mirë, dhe jeni shumë të lumtur. Ndoshta keni disa ngrindje për të prishur qejfin tuaj, por mos u shqetësoni. Ju keni mësuar t’i kushtoni vëmendje vetëm gjërave që ia vlen dhe kjo ju bën më të balancuar në marrëdhënie.

Parashikimet profesionale: Ka shumë mundësi të ndiheni të dobët dhe të pafuqishëm në profesion. Ju jeni në një pikë ku duhet të gjeni fuqinë për të ndryshuar gjërat. Përgjegjësitë peshojnë tek ju dhe përpiqeni të gjeni mënyra praktike për t’u kthyer në sipërfaqe dhe të merrni frymë. Në vend që t’i rezistoni gjithë kësaj jetojeni dhe lerëni t’ju mësojë. Njohuria që do të merrni do t’ju ndihmojë të bëni hapat e duhura në vazhdim.

UJORI

Të përgjithshmet: Kjo javë fillon me një humor filozofik, falë Hënës tek Shigjetari. Kërkoni për një vizion të ri, një pozicion të ri, ndërkohë e ardhmja dhe shqetësimet që shoqërojnë mendimet ju lënë indiferentë. Ju preferoni të tashmen dhe thelbin e saj. Sigurohuni që të kufizoni spontanitetin dhe ekzagjerimin që ka mundësi t’ju ekspozojë në një mënyrë të keqe. Hidhni energjinë e javës në situata më krijuese dhe mos u mendoni shumë për çështjet praktike.

Parashikimet në dashuri: Këto ditë janë mjaft të këndshme për jetën tuaj emocionale, por nuk është rastësi. Sinqeriteti dhe respekti që tregoni ndihmon në ruajtjen e harmonisë dhe qetësisë në marrëdhënie. Ju që nuk jeni ende në një lidhje,do ju duhet të merrni iniciativën dhe të sugjeroni rrugëdalje personit që ju ka joshur.

Parashikimet profesionale: Idetë e reja që ju dhuron pamja e planetit do jenë shumë, prandaj sigurohuni që t’i ndani ato me njerëzit e duhur. Mos i kufizoni ëndrrat tuaja dhe mos u frikësoni. Është një kohë e mirë për të parë përpara dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Hëna e plotë tek Bricjapi mund t’ju bëjë të krijoni pengesa, por të dini se mendja ka fuqi dhe duhet ta përdorni ashtu siç duhet. Në financat duhet të shihni gjërat ndryshe dhe t’i jepni përparësi nevojave tuaja.

PESHQIT

Të përgjithshmet: Situata juaj emocionale do të jetë mjaft shqetësuese këtë javë. Hëna e plotë që po realizohet tek Bricjapi të Premten ju bën të përjetoni seriozisht disa nga shqetësimet tuaja. Shfrytëzoni të kaluarën dhe lerëni t’ju mësojë, jo t’ju trembë.Me Merkurin që shkon tek Gaforrja, arrini të gjeni fjalët e duhura për ta bërë marrëdhënien tuaj me anëtarët e familjes suaj më të ngrohtë.Tani është një kohë e mirë për të kapërcyer situatat e vështira.

Parashikimet në dashuri: Çfarë do të bënit nëse nuk do të ishte dhe bashkëshorti juaj në jetën tuaj? Veçanërisht në këtë kohë roli i tyre është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon në lehtësimin e stresit tuaj, diskutoni shqetësimet dhe ofroni zgjidhje. Kini kujdes të mos qëndroni shumë në çështje të pavlera.Lëreni anën tuaj të butë të shprehet dhe të udhëtojë me ju.

Parashikimet profesionale: Në profesion java ju ndihmon të afroheni më shumë me qëllimet tuaja, nëpërmjet durimit dhe mirëkuptimit. Shmangni përfundimin e marrëveshjeve sepse nuk jeni në gjendje të negocioni me dinamizëm dhe vizion. Financat tuaja nuk duket të kenë ndonjë luhatje të veçantë, kështu që vazhdoni të lëvizni me kujdes, pa teprime.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë ëebsajtit www.astrologu.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb