Diplomati Sokol Gjoka, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka analizuar situatën pas zgjedhjeve në Kosovë, duke vënë theksin tek skenarët e krijimit të qeverisë së re.

Sipas tij për Vetëvendosjen ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni me partitë e pakicave kombëtare, përveç Listës Serbe.

“Koalicioni i Vetëvendosjes nuk ndodh me Listën Serbe nga platforma që ka. Nuk shkon me Listën Serbe. Mund të ndodhë një koalicion me partitë e minoriteteve të tjera, por mund të jetë një koalicion i brishtë,” u shpreh Gjoka.

Sipas tij, opsioni i një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është gjithashtu i pamundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb