Kësaj sfide të shtruar në konkursin e “Sfidave të Biznesit” organizuar nga Tirana Bank në partneritet me B4Students, iu bashkuan me propozimet e tyre studentët pjesëmarrës, 9 prej të cilëve u kualifikuan për fazën finale.

Një juri me Drejtues Ekzekutiv të Bankës znj.Elona Gjipali, znj.Glenda Kurti dhe z.Idlir Mezini, zgjodhën tre idetë më të mira, që erdhën nga Blerta Dodaj, studente në University of the People në ShBA, Klaudia Meha, studente në shkollën Herman Gmeiner në Tiranë, dhe Alba Tema, studente e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Fituesve iu mundësua shpërblim monetar, trajnim profesional në platforma ndërkombëtare online si edhe pjesëmarrja në programin e praktikës profesionale dhe punësimit në shoqëritë e Grupit BALFIN.

Në përfundim të aktivitetit, të gjithë finalistët u pajisën me çertifikatë, si vlerësim për angazhimin dhe cilësinë e lartë të përgatitjes.

Aktivitete të tilla të ndërmarra nga Tirana Bank dhe B4Student synojnë nxitjen e inovacionit dhe të të menduarit analitik nga studentët në zgjidhjet që mund të gjenerohen për sfida reale që has biznesi në Shqipëri.
“Konkursi i Sfidave të Biznesit ishte një eksperiencë e veçantë dhe njëkohësisht e bukur për mua. Njoha miq të rinj, prezantova punën time përballë përfaqësuesve të lartë të Tirana Bank, dhe u vlerësova me çmimin e parë. Programi B4Students është një ndihmë mjaft e madhe ndaj studentëve të cilët kanë pasion biznesin dhe jo vetëm. Pres me padurim projektin e radhës të B4Students.” tha Blerta, fituese e vendit të parë.

B4Students ka nisur regjistrimet në edicionin e tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit, për studentët që kërkojnë të nisin një biznes dhe u nevojitet mbështetje financiare, trajnim praktik dhe mentorim nga ekspertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: