Flini bashkë apo të ndarë? Çfarë tregon kjo për jetën tuaj të dashurisë.
Nëse partnerët që flenë në shtretër të veçantë nuk është një tregues që kanë probleme në marrëdhënien e tyre.
Por e kundërta, është çelësi për një shëndet më të mirë dhe një marrëdhënie më të lumtur.

Një në gjashtë çifte, sipas hulumtimit, vendosën të flenë të ndarë nga nevoja për gjumë më cilësor.

Sipas një studimi, ku çiftet mbanin një pajisje që regjistronte lëvizjet dhe zgjimin, tregoi se “në fakt, një e treta e shqetësimit të gjumit shkaktohej nga partneri”.

Ndikimi në çrregullimin e shëndetit dhe marrëdhënies mund të jetë i madh, sipas doktor Neil Stanley.

“Gjumi i parehatshëm ndikon në performancën seksuale, marrëdhëniet, rrit rrezikun e aksidenteve dhe, në afat të gjatë, lidhet me shtimin në peshë, diabetin e tipit 2 dhe depresionin”, shton Stanli.

Kjo ndodh sepse çdo qelizë në trup ka “orën” e saj dhe prishja e këtyre ritmeve nëpërmjet gjumit të pamjaftueshëm prek çdo qelizë.

Por sa ndikon në jetën seksuale të çiftit të fjeturit në dhoma apo krevate të ndarë?

Në fakt, mund të ketë përmirësim të vërtetë, pasi seksi do të shkëputet nga gjumi dhe do të bëhet qëllim në vetvete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb