Si do nisë java e katërt e muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë punë? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj. Parashikimi(26/02/18 – 04/03/18)

DASHI
Kapni mundësitë që do t’ju japë kjo javë tek financat dhe tek karriera. Me Hënën tek Luani në datën 27 dhe 28 të muajit do të keni kushtet e duhura për të lëvizur me energji dhe pasion për të arritur qëllimet. Vullneti do të dominojë mbi logjikën,kështu që asgjë nuk do të jetë e pamundur. Në të njëjtën kohë, sjellja fëminore që do ju karakterizojë dhe humori mirë do ju ndihmojë të bëheni më të këndshëm tek personat rreth jush dhe në nivelin profesional për të transmetuar idetë që keni në mendje.Me Hënë e Plotë në datën 2 të muajit,java do të mbyllet me shumë reflektime dhe disa ndryshime që do të lindin në programin tuaj të përditshëm. Gjërat fillojnë të vijnë në një vijë.

Parashikimet në dashuri: Kjo javë fillon me ndjenja të forta dhe intensive si dhe humori është i mirë. Hëna vazhdon që dielën e javës së kaluar të levizi tek Gaforrja duke ju dhënë qetësi tek pjesa sentimentale dhe duke siguruar kështu paqen në marrëdhëniet. Nevojat e partnerit tuaj ju shqetësojnë dhe u jepni përparësi që të mund ta ndihmoni t’i takoni. Kini kujdes vetëm për të mbajtur ekuilibrin gjatë ditëve të hënës së plotë, për shkak te ndikimeve te ashrpa qe vijnë nga Virgjëresha. Megjithëse ekziston drojtjë, por logjika mund të sjelli distancën.

Parashikimet profesionale: Në punë këtë javë do ju vijnë shumë mundësi për të arritur planet tuaja. Gjërat do të vazhdojnë shumë mirë, dhe ju do të keni fuqinë për të arritur atë që keni në mendje. Nëse jeni në pozitë pushteti, dijeni se veprimet tuaja do sjellin rezultatet që dëshironi. Vendosmëria juaj është bindëse dhe duket se edhe koleget nuk mund të përdorin argumente kundër jush. Tek financat hëna e plotë ju shtyn të rigrupoheni dhe të sillni përsëri në gjendje pozitive financat tuaja.

DEMI
I dashur Dem, kjo javë fillon me ritme të qeta dhe ndjenja të ëmbla. Familja juaj është ajo për të cilën do të kujdeseni më shumë dhe do përkushtoni kohën e nevojshme çështjeve që kanë të bëjnë me të. Të premten kryer realizohet Hëna e plotë tek Virgjëresha dhe do të ndjeni nevojën e thellë për të rindërtuar rrëmujën që ekziston në disa sektor të jetës suaj – ose kështu të paktën ndiheni. Për këtë arsye, merrni iniciativë dhe organizoni jetën tuaj të përditshme, marrëdhëniet, programin tuaj dhe çdo gjë që ju intereson. Kushdo që nuk dëshiron të kuptoi këtë situat qe po kaloni, vështirë se do të jetë në gjendje të qëndrojë pranë jush, sepse ju do jeni pikerisht ju ai qe do perpiqeni ta largoni.

Parashikimet në dashuri: Marrëdhënia juaj do të zhvillohet mjaft mirë këtë javë. Do të ketë gjithashtu ndjenjë dhe pasion të fortë ndërsa zhvillohet java. Hëna tek Luani në datën 27 dhe 28 të muajit do ju japë humor shumë të mirë dhe vetëbesim. Kështu që ju mund t’i jepni partnerit tuaj siguri ose krijoni një klimë të favorshme për një të njohje të re. Ju transmetoni besim te personat që ju njohin. Gjatë hënës e plotë tek Virgjëresha, emocionet bëjnë një hap pas dhe mbizoteron logjika, prandaj sigurohuni që të mbani ekuilibrin.

Parashikimet Profesionale: Ju do të ecni mirë në pjesën profesionale. Me sugjerimet që do ju paraqiten, ju duhet të bëni një kërkim të brendshëm dhe të shihni se në çfarë doni të keni sukses dhe se si këto mundësi do t’ju ndihmojnë ti realizoni. Serioziteti është i kuptueshëm, kështu që nuk duhet të lini asgjë fatit. Në financa ju do të keni mundësi të ndërmerrni vendime të rëndësishme deri në fund të javës, pasi Hëna tek Peshorja e forcon frymën e kursimit.

BINJAKET
Binjak i dashur, situata planete ka ndikim në profesionalizmin tuaj këtë javë, si dhe në marrëdhëniet shoqërore. Me Hënë të Plotë tek Virgjëeshar në datën 2 të muajit, do të këtë tronditje në fushat e tregtisë dhe shitjës dhe shumë gjëra do ju kërkohen ti rregulloni dhe ti orjentoni. Pra, sigurohuni që të vendosni deri atëherë një rregull në çështje të papërfunduara dhe llogari. Në të njëjtën kohë, do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje lëvizjeve tuaja që do të përballen me pengesa të jashtme.

Parashikimet në dashuri:
Ju duhet të kushtoni më shumë kohë për ndjenjat tuaja këtë javë. Detyrat tuaja profesionale kanë zenë pjesën më të madhe të energjisë dhe mendimeve tuaj, prandaj mos u habisni nëse Hëna e Plotë tek Virgjëresha ju sjell grindje dhe zenka. Fjalët do të jenë më të ashpra dhe ndoshta disa fjalë do lendojnë të dyja palët.Fundjava,megjithatë, do të jetë më e mirë me Hënë në Peshorja. Harmonia e marrëdhënies ngadalë do rivendoset dhe keqkuptimet do zgjidhen. Preferoni të mos fshiheni pas situatave dhe flisni qartë.

Parashikimet Profesionale: Në punë, vendosja planetare do t’ju japë të gjithë energjinë që ju nevojitet, veçanërisht në mes të javës kur Hëna është tek Luani.Kjo do ju ndihmojë të përballoni momentet e nervozizmi të shkaktuara nga stresi dhe ankthi.Detyrimet tuaja janë shumë kërkuese nëse doni ta shihni të ardhmen me optimizëm dhe të bëni plane për te.Nëse nuk i zgjidhni çështjet që keni lenë në pritje tani, së shpejti do të humbni kontrollin.Në financat, disa shpenzime do të dalin papritur. Sigurohuni që të bëni ekonominë e duhur në mënyrë që të mos merrni buxhe.

GAFORRJA
E dashur gaforre, fillimi i javës gjen Hënën në shenjën tuaj.Kjo do të thotë që bota juaj emocionale është në ekuilibër dhe kështu ju mund të përballeni me çdo sfidë të kësaj jave. Problemet në familjen tuaj ose marrëdhëniet zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit,mos e harroni këtë edhe në ditët më të vështira para dhe pas Hënës të Plotë tek Virgjëresha në datën 2 të muajit.Te menduarit me logjik çdo ngjarjeje ose emocioni mund të çojë në konflikte.Kjo Hënë e Plotë është ideale për sistemimin e mendimeve dhe veprimeve.

Parashikimet në dashuri: Këtë javë do filloni të ndjeheni mirë,pasi gjendja pozitive e fundjavës vazhdon të jetë mirë dhe gjate javës në fjalë. Por shpejt, do ju kërkohet të lini emocione dhe të punoni më logjikën. Kjo javë është ideale për ju të thoni disa gjëra më mënyrë të drejtpërdrejt, pa frikë dhe pasiguri. Do ju lejohen gjëra, veçanërisht nga mesi i javës, pra do të ishte mirë që të argëtoheshit me partnerin tuaj dhe kjo do të bëntë mirë të marrëdhënieën tuaj.

Parashikimet profesionale: Nuk ka probleme që priten në punë, por kjo supozon që ju duhet të vazhdoni të lëvizni në bazë të programit. Përndryshe, shumë detyrime do ta bëjnë vazhdimin e kësaj situate të vështirë për ju.Natyrisht, me Hënën të Plotë tek Virgjëresha do të jetë e vështirë të dilni nga plani.Përkundrazi, do të përpiqeni të gjeni mënyra për ta përmirësuar planet tuaja të ardhshme.Në financa, sigurohuni që mos bëni blerje dhe shpenzime të panevojshme, sepse tashmë keni dalë nga plani juaj financiar dhe do veshtirësoheni të merrni vetën.

LUANI
I dashur Luan, këtë javë ia vlen të shfrytezoni më mënyrën më të mirë të mundshme ditët kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj,të martën dhe të mërkurën.Këto ditë ju do të gëzoni intensitetin dhe ngrohtësinë e emocioneve tuaja.Dhurimi i ndjenjave do të karakterizojhët në shkallën më të lartë dhe për këtë ju do të merrni vlerësimiin dhe mirënjohjen e të tjerve. Ne shoqëri ju bëhëni edhe më të dashur për miqtë dhe të njohurit.Vëmendje duhet të tregohet ditën e Hënës së Plotë tek Virgjëresha në datën 2.Tani mendja merr kontrollin dhe gjërat duhet të ndiqni rrjedhën dhe programin tuaj.Mos kini frikë nga zhvillimet, sepse kjo do ju sjelli përsëri ekuilibrin.

Parashikimet në dashuri: Në pjesën emocionale duhet të mendoni përsëri dhe të filloni të hapeni më shumë për bashkëshortin tuaj. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të kuptojë problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet marrëdhënia juaj. Me Hënën tek shenja juaj, duket se me respektin dhe humorin e mirë do të arrini të shpjegoni shumë nga ato që ju ngatërrojnë më partnerin tuaj. Përfitoni nga ditët për t’u argëtuar dhe për të lënë pas ato që merzisin. Nëse jeni vetëm, dijeni se është ditë ideale për të bërë njohje te reja dhe për flirtime.

Parashikimet profesionale: Në pjesën profesionale, ju duhet të kontrolloni acarimin tuaj dhe të rifitoni vetëkontrollin. Kështu do të shihni se gjërat do të zhvillohen shumë më mirë sesa ju shpresoni.Nëse jeni në pushtet të dini se veprimet tuaja do të jenë shumë fitimprurëse.Nëse jo,mund të kontaktoni me eprorët tuaj dhe të angazhoheni në diskutime konstruktive për të mirën e punës dhe karrierës suaj.Në financat, ju duhet të rregulloni çështjet e papërfunduara, veçanërisht çështje ligjore.

VIRGJERESHA
Kjo fillon mjaft mirë për ju dhe do të ju japi vrull të mjaftueshme dhe energji për të bërë çdo përpjekje për të arritur një plan që keni në mendje. Çështjet tuaja zgjidhen menjëherë dhe në mënyrë efektive, ndërsa ju do të jeni në gjendje të bëni atë që keni nevojë ose të argëtoheni ne shoqeri të mira. Me Hënën e plotë në shenjën tuaj të premten është një arsye e mirë për të vënë faktet para jush dhe për të marrë vendime bazuar në logjikën. Pra, gjithçka që ju ka bërë emocionalisht të luhateni tani do të gjejë zgjidhjen përfundimtare.

Parashikimet në dashuri:
Marrëdhëniet tuaja këtë javë do të përjetojnë momente tensioni dhe ankthi. Çështjet që ju shtyni në fusha të ndryshme do të kenë një ndikim të madh në marrëdhënien tuaj. Është mirë të flisni me ndershmëri me njeriun tuaj, por sigurohuni që të kujdesni pak mënyrën se si shprehni veten.Fjalët do të kenë më shumë peshë dhe mund të lendojnë bashkëshortin tuaj.Ruani respektin brenda marrëdhënies nëse doni të keni vazhdimësi në kohë. Nëse jeni vetëm nuk është një periudhë e mirë për të refuzuar apo të pranuar një propozim, sepse ju rrezikoni të marrni vendime vetëm në bazë të ‘duhet’ qe keni vendosur në jetën tuaj, pa analizuaratë që ju dëshironi.

Parashikimet profesionale:
Ekziston një klimë aktivizimi intensiv dhe zhvillimeve në punë.Me Hënën tek Luani të martën dhe të mërkurën do të jeni në gjendje të shtytni pak gjërat që dëshironi në drejtimin që ju intereson. Atëherë do të jeni në gjendje të punoni shumë për të përmbushur detyrimet tuaja të cilat janë shumë. Në financa, shpenzimet vazhdojnë dhe detyrimet tuaja bëhen shumë stresuese.Tregoni durimin tuaj.

PESHORJA

Këtë javë pritet të keni ndryshime të medhaja për shkak të Hënës së plotë tek Virgjëresha të premten. Këtë ditë ju duhet të jeni mjaft të kujdesshëm për të menaxhuar situatat dhe të mbani vetëkontrollin. Është një arsye e mirë për të dalë në dritë situata problematike. Vetëm në këtë mënyrë do të mobilizoheni për të ndryshuar ato që ju pengojnë ose pengojnë zhvillimin e projekteve tuaja.Fundjava, megjithatë, do ju kompesojë. Hëna hyn në shenjën tuaj duke ju dhënë përseri natyrën tuaj të njohur dhe të qetë. Qetësia mbizotëron tek sjellja juaj dhe arrini të fitoni njerezit rreth jush për shkak të stabilitetit tuaj.

Parashikimet në dashuri: Ndoshta disa dyshime sentimentale mbushin mendjen tuaj dhe ju bëjnë që të shqetësoheni më shumë nga sa duhet. Përpjekja për të arsyetuar disa situata ka gjasa të çojë në përfundime të gabuara, veçanërisht në rastin e çështjeve të zemrës. Nëse jeni beqar, fundjava do të jetë ideale për të dalë, për të bërë miq dhe ose për t’iu afruar atij/asaj qe ju ngjallë interes. Ju do të jeni aq të dashur sa vështirë se do ju rezistojë dikush sjelljës tuaj.

Parashikimet profesionale: Do të ketë disa situata të vështira në punë të premten për shkak të Hënës së Plotë. Mund t’ju duhet të hiqni dorë nga zakonet tuaja të njohura për të organizuar disa situata. Financat tuaja nuk janë në gjendje të mirë. Ju duhet të bëni lëvizje e duhura për të qenë në gjendje të rrisni të ardhurat tuaja dhe jo për të ulur vetëm shpenzimet. Organizoni detyrimet financiare që keni dhe mos vazhdoni më gjatë.

AKREPI
I dashur Akrep, kjo javë fillon me ndikimet më të favorshme në shenjën tuaj, Hëna do të jetë tek Gaforrja qe do të thotë se rritet ndjeshmërina juaj emocionale dhe duke ju bërë të interesoheni për punët e shtëpisë.Nevojat e partnerit, ose fëmijve tuaj do të kenë fjalën e parë pëmes kënaqësisë e tyre do të ndjeni dhe ju kënaqësi. Vëmendje duhet të tregohet ditën e Hënës e plotë,të premten tek Virgjëresha.Ju ndjeni një ankth intensive të brendshme që mund tju bëjë papritur pak nervoz. Është një mundësi e mirë për të parë gjërat me më shumë logjik dhe më më pak emocione. Organizohuni dhe rishikoni gjerat.

Parashikimet në dashuri: Tek pjesa emocionale mbani ekuilibrin. Kërkesat e punës marrin pjesën më të madhe te vëmendjës tuaj në mënyrë që ju të qëndroni larg nga njerëzit e dashur.Distanca po rritet në mënyrë të qëndrueshme,kështu që duhet të bëni diçka direkt për ta zvogeluar atë.Me Hënën tek Luani të martën dhe të mërkurën do të arrijni të kënaqeni pak më shumë, duke lënë pas stresin tuaj dhe të tensionit të përjetojnë në fusha të tjera. Nëse jeni vetëm, këto ditë janë ideale për të arritur personin që ju intereson.Ju do të keni vendosmëri,pasion dhe zgjuarsi për tu sjell më mënyrën e duhur.

Parashikimet profesionale:
Kjo javën e kërkon përpjekje dhe sakrifica për të zgjidhur disa probleme sfiduese. Tani është koha për të filluar zbatimin e të gjitha atyre projekte që kishtit mbyllur më parë në sirtar dhe Hëna tek Luani ju jep agresivitet dhe dinamizëm.Financat tuaja do të tregojnë përmirësim gradual. Një flad lehtësimi dhe rinovimido të përmirësojë humorin dhe psikologjinë tuaj,kështu që nuk ka nevojë për t’u shqetësuar rreth çdo vështirësie kalimtare dhe momentale të paraqitur.

SHIGJETARI
I dashur Shigjetari, këtë javë ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë ndikimit të Hënës e plotë tek Virgjëresa të premten. Ajo nuk do të jetë një hënë e plotë e lehtë pasi tenton të çaktivizojë emocionet dhe t’ju shqetësojë mjaftueshëm. Për të pasur sukses dhe për të zbatuar planet tuaja, duhet të tregoni guxim të brendshëm dhe të lini me një anë kënaqësitë. Nëse doni të shijoni “të mirat” e përfituara, ju duhet të punoni në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar. Shikojëni atë si një mundësi për të organizuar më mirë jetën tuaj, ate të përditshmesi dhe vetën tuaj. Sigurohuni që të kufizoni zhvillimet në zona të tjera të jetës suaj.

Parashikimet në dashuri: Nëse arrini t’i tejkaloni tensionet e Hënës e plotë, fundjava premton qetësi,harmoni dhe momente relaksuese.Romantizmi nuk do të humbasë më Hënën tek Peshorja.Klima do të bëhet më e ngrohtë, më harmonike, kështu që ju mund të largoni presionin që keni përjetuar gjatë ditëve të fundit. Shtëpia do të luajë një rol të rëndësishëm për ekuilibrin tuaj emocional,kështu që mos e nënvleresoni rolin e tij në jetën tuaj.

Parashikimet profesionale: Në punë kjo javë shënon një periudhë të vështirë dhe problematike.E gjithë kjo do të vijë, në mënyrë që të përgatisi terrenin dhe pastaj të gëzoni vlerësimin dhe pranimin e eprorëve dhe kolegeve. Zhvillimet do t’ju pëlqejnë nëse punoni në mënyrë profesionale,me kujdes dhe organizim. Tek financat tuaja këtë javë duhet t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve që bëni,sidomos të premten me Hënën e Plotë tek Virgjëresha, sepse do të keni tendenca të dilni nga plani juaj financiar.

BRICJAPI
I dashur Bricjapi, këtë javë pritet të jeni mjaft dinamike dhe shumë pozitive. Vendosja planetare do të kujdeset për anën tuaj pozitive. Me Hënën tek Luani të martën dhe të mërkurën ju mund të lëvizni me pasion dhe urtësi, duke dëshmuar gjithashtu aftësitë tuaja udhëheqëse. Pra, nëse keni nevojë të ndërmarrni një sipërmarrje, mos u mundoni ta shmangni atë. Ju do tja dilni shumë mirë. Me Hënë të Plotë tek Virgjëresën të premten, do të ketë turbullime të brendshme që do lindi nevojën që më në fund ta sjellni jetën tuaj në rregull. Situatat që ju kanë lodhur tani do të përfundojnë.

Parashikimet në dashuri: Ndjenjat do të lihën në prapaskenë, sidomos nga mesi i javës. Puna juaj dhe aspiratat tuaja personale terheqin plotësisht interesin tuaj. Megjithatë, është mirë të ndani shqetësimet tuaja me partnerin tuaj, sepse përndryshe do të distancoheni. Sidoqoftë fundjava duket të jetë më e ngrohtë, më harmonike. Hëna tek Peshorja krijon një klimë më të ekuilibruar dhe shumë më të mirë, me harmoni. Atëherë do të keni më shumë kohë për jetën tuaj personale.

Parashikimet Profesionale: Në punë ju do të jeni shumë dinamik dhe do të jeni në gjendje të përballeni me rrethanat dhe kërkesat. Por është mirë të mos bëni gjëra nën presion dhe të nxitoni për të shmangur gabimet që do t’ju kërkohet të rregulloni në të ardhmen.Financat tuaja nuk janë ashtu siç ju deshironi, prandaj sigurohuni që të merrni vendime të rëndësishme nga mesi i javës për aq kohë sa Hëna leviz tek Luani dhe Virgjëresha,domethënë nga data 27 deri në datën 2.

UJORI
Kjo javë fillon me shumë ëmbëlsi dhe kuptueshmëri. Asgjë nuk tradhton tensionet që do të dalin në sipërfaqe ditët në vijim. Këto ditë pritet të jenë shumë krijuese. Me dinamizmin që përshkruan do të keni guximin t’ja dilni mban me kërkesat më të veshtira, me kusht që mos të përpiqeni të anashkaloni programin tuaj. Me Hënën e Plotë tek Virgjëresha ne datën 2, ju do të hyni në një fazë të re rindërtimit dhe riorganizimi. Ndryshimet që dëshironi të përjetoni do të vijnë nga përpjekjet tuaja të sinkronizuara.

Parashikimet në dashuri: I dashur Ujor, kjo javë ne pjesën sentimental do të shqyrtojmë disa situata të cilat jeni duke përjetuar në marrëdhënie. Me hënë e plotë në Virgjëresha, nevoja juaj për pavarësi dhe liri mund të interpretohet në mënyrë të gabuar, kështu që është e këshillueshme që të mos bëni deklarata ose lëvizje të pa menduar. Nëse ju i përkisni beqarve, jeta juaj sociale duket të jetë intensive, por ju nuk do ta keni e lehtë të hapeni ne nje marrëdhënie te re. Kriteret qe keni vendosur janë më të larta se kurrë!

Parashikimet profesionale: Në punë gjërat do të shkojnë mjaft mirë. Ju do të keni mundësi të zhvilloni disa nga planet tuaja dhe të bëni përpjekje të mëdha ose disa partneritete të veçanta gjatë kësaj periudhe. Me Hënë të Plotë tek Virgjërësha të premten duke u mbyllur java ju gjen në fazë ndryshimesh dhe vendimeve të reja. Gjë e mirë është që ju keni kokëfortësi dhe vullnet, dy elemente që do të jenë vendimtare. Financat tuaja fillojnë ngadalë dhe shkojnë më mirë, prandaj mos shtyni më shlyerjën e borxheve dhe detyrimeve financiare.

PESHQIT
Të dashur peshq, këtë javë pritet të jetë e vështirë dhe të shqetësosh pak.Hëna tek Gaforrja të hënën,do ju japi një fillim të qetë, ideale që të jeni në gjendje të përballoni pa problem kërkesat e javës.Me hënë e plotë tek Virgjëresha në fund të javës, do ju kërkohet të riorganizoni mendimet tuaja dhe të marrni vendime që mund të prishinrahatin qe ishte krijuar por se së shpejti do të shihni se ka qenë e nevojshme kjo gje për ju. Me Hënën tek Peshorja në fundjavë ju do të jeni në gjendje të pushoni dhe të rifitoni fuqitë,duke u ndjerë më i balancuar brenda jush.

Parashikimet në dashuri: Fleksibiliteti me të cilin do të trajtoni situatat të caktuara brenda marrëdhënies do të përcaktojnë rezultatet. Nëse nuk doni të keni ndonjë mosmarrëveshje, sigurohuni që mos tërheqni gjërat në limitet e tyre. Shmangni biseda që prishin humorin. Nëse ju i përkisni beqareve me hënën e plotë tek Virgjëresha ju bëhën më i logjikshëm dhe nuk ju lejojnë të përjetoni ndjenjën e pasionit. Pra, e keni të vështirë të afroheni me një person të ri.

Parashikimet profesionale: Këtë javë mund të arrini shumë gjera. Mundësitë për fillimet dhe bashkëpunimet e reja duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të jeni në gjendje t’i gjykoni ato. Ku mendoni se ndryshimet janë të nevojshme mirë do ishte ti raportoni dhe ti sillnit në sipërfaqe këtë javë. Tek pjesa financiare, kujdesuni te rregulloni detyrime te papërfunduara dhe mos lini më llogaritë tuaja të papaguara,sepse në fund do të nuk do dini se çfarë të paguani më para. Do merrni disa sugjerime për të rritur të ardhurat tuaja, të cilat ju nuk duhet ti humbasin.

Ju mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun e njohur në adresën www.astrologu.al ose mund ta telefononi në numrin: 0699464446

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb