Mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të enjte në protestën e 33-të para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në protestat e mëparshme, vëmendje tërhoqën pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit, të cilat përcillnin mesazhe politike, ironike dhe kritike ndaj qeverisë dhe figurave të saj.
Ndër pankartat që u panë gjatë tubimit ishin:
“Si s’kam një grusht t’fuqishëm t’i bie mu në zemër hajdutit që s’bëzan”.
“33 ditë na quajtën mbeturina, sot na quajnë guerrilë?”
“Më fal o ma, por unë dola.”
“Babi, policët kanë familje dhe kalamaj?”
“Imagjino të zgjohesh çdo ditë e të kuptosh që je Taulant Balla.”
“U bë Vlora qofte ke daja.”
“Rama: M’u çakordua algoritmi.”
“Edi Rama, F**k You.”
“Një qeveri që nuk toleron protestat, nuk toleron demokracinë.”
