Rritja e cilësisë së jetës është qëllimi kryesor i secilit nga ne. Mentorja Donika Gunther e cila jeton në SHBA ka ngritur grupet e veta të trajnimit për të ndikuar pozitivisht në përditshmërinë e shumë personave që kanë humbur ekuilibrat e tyre të brendshëm. E ftuar në “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka, Gunther thotë se është me rëndësi të mos kritikojmë vetveten dhe të çlirojmë çakrat.

Ndërsa motra e saj, medermatologia e njohur Brunilda Bardhi vuri theksin që për t’u ndier mirë, përveç gjendjes shpirtërore ndikon dhe pamja e jashtme. Krahas këshillave për të shmangur rrezatimin e lartë diellor, përdorimin e kremrave, kërkohet të bëjmë kontrolle të shpeshta tek mjekët dermatologë për të mbajtur nën vëzhgim nishanet, kur ndihet një rritje e numrit të personave të prekur nga melanoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb