TIRANE – Nuk ndaloni së kollituri? Ky shurup natyral mund t’ju vijë në ndihmë. Mësoni si të përgatisni një shurup për kollën me përbërës të gjithë natyralë, që gjenden në kuzhinat e gjithsecilit. Ju duhen qitro të pasur me vitaminën C, vaj kokosi dhe kanellë të pasur me antioksidues.
Përbërësit
1. 1 portokall
2. 1 limon
3. hudhra të copëtuara
4. 2 lugë çaji piper kokërr
5. 1 shkop kanellë
6. 2 lugë gjelle ujë
7. 2 lugë gjelle vaj kokosi
8. 1 kupë mjaltë

I prisni portokallin dhe limonin në copa të vogla dhe i hidhni të gjithë përbërësit në një tigan. I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë në një temperaturë mesatare për rreth 5-8 minuta. Më pas hidhni 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 kupë mjaltë. I përzieni mirë derisa të shkrihet vaji i kokosit. E kaloni përzierjen në një kullos. Lëngun e përftuar e hidhni në një kavanoz. Merrni nga 1-2 lugë gjelle në ditë, sipas nevojës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: