Për të tretën herë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi kampin, me të rinj studentë të Teknologjisë dhe Informacionit nga 6 vende të ballkanit perëndimor.

Teksa Ballkani dhe Shqipëria, sidomos viteve të fundit, është përballur me sulme të njëpasnjëshme kibernetike, të cilat kanë rrezikuar jo rrallëherë edhe sigurinë kombëtare, sot, më shumë se kurrë, lind nevoja për ekspertë të rinj.

Shqetësim të cilin e ngriti edhe Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa.

Krahas boom-it teknologjik dhe dixhitalizimit, ndërtimi dhe forcimi i barrierave mbrojtëse është prioritet, thotë Ilir Daka, Specialist Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e prezencës se OSBE në Shqipëri, misionet e OSBE në Kosovë, Serbi, e Shkup, Regional Cooperation Council (RCC), Departamenti Amerikan i Shtetit, CRDF Global.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: