Teksa kryeministri po mbante fjalën e tij në Kuvend, replika të shumta kanë ardhur nga salla nga deputetë të opozitës. Teksa po fliste për borxhin që do të merret nga Eurobond, Rama tha se nuk janë hua që u merren budallenjëve.

Duke replikuar një ndërhyrje nga përfaqësues të opozitës për akademinë e barinjëve, Rama tha se ato janë në të gjithë botën dhe se është një formim që u ofrohet atyre që punojnë në sektorë të ndryshëm duke u ofruar trajnime për t’u adaptuar me kohën e re.

“Borxhin ta japin dhe s’ta japin. Kjo varet nga sa kapacitet ke ti per te provuar se je në gjendje ta lash atë. Borxhet dhe veçanërisht Eurobond nuk janë hua që u merren budallenjëve. Si e provon një shtet një gjë të tillë? Se fole sikur po ndaje delet përpara gostisë”

(Ndërhyrje nga salla)

“Flasim edhe për akademinë e barinjëve. Ju ka mbetur mendja atje.
Akademitë e barinjëve, e peshkatarëve, e fermerëve janë në të gjithë botën. Një formim që u ofrohet atyre që punojnë në sektorë të ndryshëm duke u ofruar trajnime për t’u adaptuar me kohën e re. Është turp ta bëj unë këtë gjë. Unë mësoj, dëgjoj dhe nuk flas kur qesh vetë. Duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep partisë. Ju i thoni vetës të drejtë për inerci, por ju me të djathtën nuk keni lidhje. Ne kemi detyrë t’ju përqafojmë dhe t’ju japim dashuri kur keni nevojë. Ngaqë ishit mësuar keq shikoni kudo çfarë po ndodh. Nuk po ndodh ajo që ndodhte kur ishit ju”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb