Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga COVID-19.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit theksoi se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

MESAZHI I METËS
Sa shumë trishtim nga ky lajm!
Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!
U prehsh në paqe!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb