Max Allegri dhe Juventusi i tij kërkojnë me çdo kusht Kupën e Italisë, trofeu i fundit i mbetur në valle për të shpëtuar disi një sezon të dështuar. Më shumë se sa për “Zonjën e Vjetër”, kurrsesi ky trofe nuk përmbush dot egon e këtij klubi, Kupa e Italisë është e rëndësishme për Max Allegrin, gjithnjë nëse nuk dëshiron të qëndrojë pas në raport me trajnerët e tjerë që kanë drejtuar ekipin torinez.

Allegri
Allegri

Edhe Sarri e Pirlo, dy trajnerët përpara tij, në fund të sezonit e kanë sjell një trofe në Torino, pikërisht këtë kërkon të bëjë edhe Allegri. Përpara Allegrit është një pengesë jo e vogël, Interi i Inzaghi, një trajner që di se si mposhtet Juventus.

Inzaghi
Inzaghi

Për Inzaghi kjo është hera e 5-të që gjen Juven në finale, 3 nga 4 përballjet e para i ka fituar, shifra që tregojnë qartë se të gjesh një favorit në këtë finale nuk është e lehtë. Sigurisht që Juve ka një bonus më shumë pasi prej kohësh po punojnë vetëm për këtë sfidë, ndërsa nuk e kthejnë kokën pas si Inter, me zikaltërit që janë ende në garë për titullin në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb