NGA ERJOLA JATA*

TIRANË- Imazhi i harmonisë fetare në Shqipëri nuk duhet të prishet nga shqiptarët që u bashkohen celulave terroriste në Siri dhe Irak. Kështu është shprehur kreu i bashkësisë fetare të Maqedonisë gjatë simpoziumit toleranca fetare.

“Gjithmonë e kemi kundërshtuar fuqimisht se për shqiptarët nuk ka vend të gjendet në frontet e pakuptimta të çmendura siç është ajo Bogota dhe sot e kësaj dite e Sirisë dhe Irakut, unë me plot përgjegjësinë time betohem përpara jush dhe tërë botës se shtet islamik nuk ekziston ato janë celulat më të fëlliqura terroriste. Ka prej të gjitha feve në atë strukturë ajo është struktura kriminale, e çmendur strukturë që llogariten lirisht armiqtë e njerëzimit, kulturës dhe civilizimit”, tha Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, kreu i bashkësisë fetare në Maqedoni.

Për Kryegjyshin botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj harmonia fetare është si një vlerë e pamohueshme e historisë së vendit tonë.

“Kryegjyshata botërore ka bashkëpunuar me të gjitha komunitetet fetare në vendin tonë. Siç e patë edhe ngjarjen në Paris, 4 komunitete fetare treguan përpara botës të moderuar që shqiptarët kanë dashuri dhe jetojnë si vëllezër siç e tha dhe Papa Francesku i cili tregoi dhe njëherë se këtu ka vëllazëri”, tha Baba Mondi, Kryegjyshi botëror i Bektashinjve.

Forumi “Imazh dhe media” ka shpërndare gjatë këtij simpoziumi dhe disa çmime me motivacionin “Imazhi shqiptar ne harmoninë fetare”. Ky forum i ka akorduar çmim arqipeshkvit të ndjerë imzot Rrok Mirditës. Gjithashtu me po të njëjtin motivacion i janë akorduar çmime kryegjyshit botëror të bektashinjve, kreut të bashkësisë fetare në Maqedoni si dhe përfaqësuesit të ortodoksëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb