TIRANE

Janë zbardhur konkluzionet e mbledhjes së asambleve të pedagogëve. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se do të themelohet një sindikatë për të mbrojtur pedagogët. Ndërkohë krahas sindikatës, Asambleja ka dalë me 6 vendime të tjera.

 

 

Vendimet:

  1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
  2. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
  3. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
  4. Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
  5. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
  6. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Kujtojmë që pedagogët kanë bojkotuar mësimin prej ditësh tashmë, ku nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë.

Pedagogu Mark Marku ka deklaruar se ka presione ndaj pedagogëve, por kjo nuk i pengon ata në kauzën e tyre. Ai tha se numri i vogël i pedagogëve nuk duhet të merret si problem pasi sesi i kësaj çështjeje ka të bëjë me përfaqësimin.

“Nuk është se nuk kishte pjesëmarrje të madhe. E para është koha e mësimit, sepse është ditë e hënë. Nuk na intereson shumica, por përfaqësia. Nuk luftojmë për numra. Ka presione nga pedagogët në disa fakultete. Ka presione, por unë nuk mundoj se pedagogët frikësohen. U diskutua për një formë të angazhimit sindikal. Në thelb ajo se çfarë duhet të kërkohet është që të përfaqësojë interesat e pedagogëve”, tha mes tjerash pedagogu, Mark Marku.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb