Rey Manaj me shumë mundësi do ta vijojë karrierën futbollistike në Spanjë, por sigurisht jo te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, pritet të përfundoje te Getafe.

Klubi spanjoll është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen tek Whatford, skuadër që militon në Championship, në kategorinë e dytë angleze.

Manaj
Manaj

Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të sulmuesit kuqezi, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, Manaj realizoi 5 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb