Të paktën gjashtë civilë u vranë dhe dhjetë u plagosën në një sulm terrorist në Afrin të Sirisë veriore.

Sulmi u krye duke aktivizuar një makinë të ngakruar me bombë në zonën industriale në Afrin.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën gjashtë civilë u vranë dhe 25 u plagosën në sulm. Civilët e plagosur u transferuan në spitalet e Afrinit. Ekziston frikë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

Shpërthimi u ndie në të gjitha pjesët e Afrinit, kurse zjarrfikësit vunë nën kontroll zjarrin që shpërtheu pas sulmit.

Forcat lokale të sigurisë kanë nisur hetimet për sulmin, duke potencuar se ekziston mundësia që pas sulmit të qëndrojë organizata terroriste YPG/PKK.

Afrini u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së përmes operacionit “Dega e Ullirit” në 18 mars 2018.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb