Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se tanimë nuk ka kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).


Trump, me kthimin e tij në SHBA pas takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në samitin historik në Singapor ka komentuar në rrjetin social Twitter.

“Tanimë nuk ka kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong-un ishte një eksperiencë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka një potencial të madh në të ardhmen”, tha Trump.

Duke u shprehur se para marrjes së pozitës së presidentit të SHBA-ve të gjithë mendonin se do të hyjnë në luftë me Korenë e Veriut, Trump tha se, “Ish-presidenti (Barack) Obama thoshte se Koreja e Veriut është problemi ynë më i madh. Tanimë nuk është ashtu, mund të flini rehat sonte”.

Pas takimit me rëndësi historike për Gadishullin Korean, Trump dhe Kim nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës. Dokumenti përmban shumë angazhime të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për vendosjen e paqes dhe rritjen e prosperitetit në Gadishullin Korean.

(BalkanWeb)

Etiketa: