Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë.


Parashikimi për Shigjetarin
horoskopi

DASHURIA
Një vit me shumë ndikime pozitive për ju të kësaj shenje sepse keni një mundësi për të zgjedhur në rrugën e jetës. Është në të mirën tuaj që të jeni sa më të vëmendshëm në kohëra të vështira, që do të thotë kur kemi eklipse apo planete në krahun e kundërt . Një mundësi më tepër mund të themi keni në 6 mujorin e dytë të vitit dhe sidomos në periudhën 8 nëntor, ku Jupiteri planeti juaj kryesor që ju ndihmon dhe ju jep shumë shanse në lidhje me anën sentimentale deri në muajin dhjetor. Do mbusheni me dashuri, respekt dhe lumturi në familje. Këto dy muaj janë nga më të veçantët. Kujdes duhet të bëni në muajt e eklipseve, pas datës 31 janar. Eklipsi i Hënës në Luan,15 shkurt, eklipsi i Diellit në Ujor, 27 korrik, eklipsi i Hënës në Ujor si dhe eklipsi i fundit për këtë vit është 11gushti. Në këto periudha mund të flitet për shumë gjëra por pa baza si në punë dhe në ekonomi, dashuri apo diçka tjetër.

Datat më pozitive për këtë vit për ju të shenjës së Shigjetarit janë:
Janar: 07-27
Shkurt: 05-15
Mars: 03-09 dhe 22-30
Prill: 02-08 dhe 15-22
Maj: 11-20
Qershor: 15-22
Korrik: 01-10,17,20, 25-30
Gusht: 05-11 dhe 14-22
Shtator: 01-10 dhe 13-23
Tetor: 08-12,17,20,27-29.

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në lidhje me ekonominë nuk duket se mund të keni diçka për tu shqetësuar. I keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar ekonominë tuaj,punën tuaj dhe në çështjet e rëndësishme ligjore që mund të jetë mëse positive. Do ta shikoni se do të ketë një periudhë ku do të shikoni që gjithçka ka për të shkuar mëse mirë sidomos në periudhat maj-tetor, nëntor- dhjetor. Muajt më të bukur dhe ideal për realizimin e planeve dhe çështjeve që kenilënë pezull. Meqënëse Urani është në Dem nga data 15 maj, do t’ju duhet të bëni një kontratë pune ju që jeni në kërkim të diçkaje të tillë. Keni për të parë që ju realizohet me sukses. Është mirë që në këtë periudhë të bëni lëvizjet e duhura, që të jeni gati në muajt tetor-dhjetor, ku stabilizoni njëherë e mirë punën tuaj dhe gjendjen ekonomike pa pasur më shqetësime në këtë drejtim.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Bricjapit, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

Etiketa: