Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti doli në konferencë pas humbjes 1-0 me Egnatian.

“Kaçorri nuk ka qenë në gjendje të mirë fizike 2 javët e fundit, është ankuar. Më vjen keq se tensioni në pjesën e parë dhe lojtarët bëjnë gabime ndoshta nga presioni i madh, që duan të shkojnë te fitorja dhe te goli. Bëjnë gabim amatoreske. Më vjen keq si pësojmë golin. Te pësimi i golit duhet të rishikohej me VAR sepse erdhi goli nga një ndërhyrje. Lojtarët tonë nuk mund të bëjnë gabime. Më vjen keq se pjesën e dytë kemi pas 2-3 momente shumë të mira me Vilën dhe Kaçorrin. Më vjen keq që dominon lojën në 6 situata dhe pëson gol të tillë, si me Vllazninë. Ishim shumë afër dhe tani e kemi shumë të vështirë për të arritur një objektiv shumë të mirë për klubin e Dinamos që ka vite që e kërkon.

E kemi një shans dhe do bëjmë maksimumin me Teutën, pavarësisht se varemi nga tjerët. Duhet të ishim më të qetë në disa ndeshje dhe të menaxhonim më mirë presionin psikologjik.

E kam theksuar dhe shpesh herë se normalisht kur humbet të tilla raste flagrante, lojtarët ndjejnë presion. Janë lojtarë shumë të rinj, 2-3 kemi me eksperiencë. Të tjerët janë lojtarë që kanë luajtur për herë të parë në Superligë. Janë rritur, kanë bërë punë shumë të mirë. Duhen lojtarë të menaxhojnë këto situata. Ndoshta normalisht nuk kishim mundësi për lojtarë në mesin e fushës më me eksperiencë për situata të tilla.

Mendoj përsa i përket Dinamos 18 herë kampione, duhet të jetë për Europë dhe që të fitojë titullin. Për mua kur e mora është periudhë e mirë sepse situatë e vështirë dhe skuadra është ndërtuar nga dikush tjetër. Ne kemi qenë gjithë kohës afër për shkuar te “Final 4” dhe e kemi prap mundësinë. Duhet të mësojmë nga gabimet si të ndërtojmë një skuadër. Kemi fituar elementë të mirë dhe kemi bosht të mirë.

Unë mendoj se Dinamo ka bërë lojëra shumë të mira, pavarësisht se me oshilacione të mëdha. Mendoj se ka ndikuar që lojtarët shumë të rinj. Partizani ka 2 skuadra, mendoj se duhet menaxhim i mirë kur ndërtohet 1 skuadër.

Kjo situatë më vë në siklet, kur trajneri punon gjithë javës të shkojë deri te rastet. Të humbësh kaq shumë raste, më vjen keq për çunat, klubin dhe presidentin që ka investuar shumë”,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb