TIRANË- Një thirrje e dytë për kreun e PD-së Lulzim Basha nga kryeministri Edi Rama. Pasi i kërkoi dje bashkëpunim për të zgjidhur çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm sot kryeministri i kujton dy ambasadorët që e mbështetën.
“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën??”, shkruan Rama.


Rama

Sot si ambasada e SHBA, ashtu edhe ajo e BE ndan qëndrimin e OPDAT dhe EURALIUS që me mbarimin e mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të zgjidhet Kryeprokur i përkohshëm, qoftë edhe me shumicë të thjeshtë, pra pa votat e opozitës. SHBA dhe BE i kërkuan parlamentit të procedojë sipas ligjit. Nga ana tjetër PD kërkon zgjatjen e mandatit të Llallës deri në ngritjen e KLP.

Dje kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëpunimin e opozitës për zgjedhjen e kryeprokurorit, një pakt për Europën që duam, e quajti ai.

(m.k/BalkanWeb)