Ndeshja më e rëndësishme, Milan Arsenal, ka përfunduar me fitoren e pastër të topçinjve, 0-2. “Djalli” i Gatusso-s përkundër asaj që pritej nuk arriti të ngrihej mbi nivelin e skuadrës angleze, duke zhgënjyer të 70 mijë të pranishmit në stadium.

Golat për të besuarit e Arsene Wenger i realizoi Mkihtaryan në minutën e 15-t dhe Ramsey në fundin e pjesës së parë. Me këtë rezultat, duke patur parasysh golat në fushë kundërshtare, Arsenal ka hedhur një hap tejet të sigurtë për fazën tjetër.

Atletico Madrid ka marrë një fitore të lehtë dhe të padiskutueshme duke siguruar pothuajse kualifikimin që në pjesën e parë. Skuadra e Simeone-s ka mundur në “Wanda Metropolitano” rusët e Lokomotiva Moscow me shifrat e thella 3-0.

Për ‘madrilenët e vegjël’ realizuan Niguez në pjesën e parë dhe Costa e Koke në pjesën e dytë.

Në Rusi francezët e Lyon kanë marrë një fitore minimale por shumë të vlefshme kundër CSKA Moscow. Në fitoren 0-1 në fushë kundërshtare vendosi goli i Marcelo-s në minutën e 68-t.

Atë që se bëri dot Atalanta ia ka arritur ta bëjë në Gjermani skuadra e Salzburg. Austriakët kanë mundur me shifrat 1-2 Borussia Dortmund duke dhuruar kështu surprizën e mbrëmjes.

Në minutën e 56-t futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, shënoi golin e dytë personal duke tronditur vendasit. Reagimi i Dortmund nuk vonoi, por gjithsesi me këtë rezultat austriakët e luajnë sfidën e dytë me një avantazh të madhe ndaj verdhezinjve.

Rezultatet

AC Milan 0 – 2 Arsenal

/ 15′ Mkhitaryan, 45+5′ Ramsey


Atl. Madrid 3 – 0 Lokomotiv Moscow

22′ Niguez, 47′ Costa, 90′ Koke /


CSKA Moscow 0 – 1 Lyon

/ 68′ Marcelo

Dortmund 1 – 2 Salzburg

62′ Schurle / 49′, 56′ Berisha


(e.k/BalkanWeb)