TIRANE- Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në debate të hënën, teksa ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” përmes së cilave rritet masa e penalitetit për bizneset që kryejnë evazion fiskal.
Ministri i Financave z.Cani tha se reforma është shumë dimencionale si nga pikëpamja e strukturës së biznesit ashtu edhe nga pikëpamja e institucioneve të përfshira në këtë reformë.
Sipas tij, lufta ndaj informalitetit nuk do të ishte e mjaftueshme nëse nuk do të bëheshin ndërhyrje edhe në kuadrin ekzistues legjislativ, duke ashpërsuar masat ndaj kujtdo që kërkon të shkelë ligjin e të prekë të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Ndërhyrjet në ligj, tha Cani, janë bërë të balancuara në të dy krahët si në kërkesë edhe në detyrim të zbatimit të ligjit nga biznesi po ashtu edhe nga inspektoriatet përkatëse.
Në këtë draft ligj, tha më tej Cani, kemi bërë ndërhyrje për të penguar bizneset që prodhojnë evazion të konsiderueshëm fiskal dhe pengojnë rritjen e të ardhurave të buxhetit. “Masat e propozuara synojnë rregullim afatgjatë të marrëdhënieve me biznesin”, u shpreh kreu i financave publike.
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode duke deklaruar votën kundër të opozitës, tha se ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria e kanë bazën jo tek një reformë e programuar, por janë një represion i ri mbi biznesin dhe qytetarët. Janë masa të marra, tha ai, në emergjencë dhe çoroditje dhe sigurisht meritojnë vëmendjen dhe shqetësimin e opinionit të gjerë publik dhe opozitës.
“Këto masa represive e kanë bazën tek dështimi që qeveria pati në 6-mujorin e parë në realizmin e të ardhurave të buxhetit dhe defiçitet e mëdha të krijuara në të ardhurat. Argumentat e qeverisë, të dëgjuara nga ministri për mungesën e të ardhurave, bazoheshin tek dështimet në sektorin e e energjisë elektrike, në çmimin e tregjeve ndërkombëtare të karburanteve, inflacionin e ulët të vendit dhe në ritmet e bujqësisë që po vijnë duke u përmirësuar dhe në asnjë vend nuk u evidentua se problemi kryesor i mosrealzimit ka të bëjë me informalitetin dhe në të vërtetë nuk ka të bëjë me informalitetin, ka të bëjë me evazionin dhe korrupsioni që bëhet në zërat kryesor të të ardhurave siç është tregtia e mallrave të akcizës dhe te adminstrimi i dobët që bëhet pikëisht në këtë pjesë të tregut dhe industrive kur të ardhurat e buxhetit janë kryesore, ku mudësia për të matur qarkullimin është më e lehtë dhe ku mblidhet më shum se 98 % e taksave.”, deklaroi Bode.
Sipas tij, këto masa shtesë ligjore nuk janë të nevojshme pasi krijojnë stres dhe kosto shtesë sidomos tek biznesi i vogël.
Por sipas kreut të Financave publike, Shkëlqim Cani, në ditët e para të operacionit të qeverisë, pa kasa e pa punonjës të paregjistruar ishin afërsisht 1/3 e bizneseve që u kontrolluan, pa përmendur këtu, që 20 % e bizneseve që u kontrolluan u gjetën të mbyllura, shifër kjo e lartë e e papranueshme që nuk ka arsye tjera, veç parregullsisë.
AI theksoi se të dhënat e deritanishme janë relativisht premtuese gjatë muajit shtator, ku u regjistruan mbi 12 mijë biznese të reja, nga 1137 të regjistruara në shtator të 2014-ës, apo 861 në shtator të 2013-ës.
Në ndryshimin e propozuar është standardizuar masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt i TVSH-së dhe tatim-fitimit apo jo. Në nenin 15 propozohet të shtohet një nen i ri, neni 119/1, lidhur me vendosjen e penaliteteve nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dhe në këtë rast tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 500 000 lek për rastin e parë të konstatimit. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.
“Kemi konstatuar se biznesi i madh apo i shitjes me shumicë, në disa raste ekstreme edhe deri në 90 % të shkarkimit, e bën me kupon tatimor, pra në dukje është biznes shumice, por 90 % të shërbimit apo mallit të shitur e bën me kupon tatimor sikur ja bën individit. Ne kemi gjykuar t’u lëmë një kohë të arsyeshme deri me 31 mars që këto biznese mund t’u shesin me kupon tatimor individëve, vetëm 10 % të xhiros së tyre, pjesa tjetër duhet me faturë tatimore. Pas datës 1 prill 2016 nik lejohen të shesin më me kupon tatimor.”, deklaroi Cani.
Ndaj tha ai, në nenin 16 të projektligjit propozohet forcim i penaliteteve për mbajtjen, ruajtjen apo transportin e mallrave pa faturë. “Në ligjin e ri propozohet forcimi i penaliteteve për këto raste shkeljesh të ligjit të procedurave. Masat e propozuara janë: në rast se tatimpaguesi që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me 3 penalitete: 1. gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë; 2. konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore (me të drejtë të blerjes së mallit me vlerë tregu); 3 . rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore që do të thotë se e gjithë vlera e mallit i shtohet të ardhurave të tatimpaguesit për 6 muajt e mëparshëm dhe rivlerësohen detyrimet tatimore për TVSH-në dhe tatimfitimi pikërisht mbi këtë bazë të re të ardhurash”, tha ministri i Financave.
(el.sp/BalkanWeb)

Good write-up, I¡¦m regular visitor of one¡¦s blog, maintain up the excellent operate, and It’s going to be a regular visitor for a long time.
Thank you for the sensible critique. Me & my neighbor were just preparing to do a little research on this. We got a grab a book from our local library but I think I learned more clear from this post. I am very glad to see such great info being shared freely out there.
Just wish to say your article is as surprising. The clearness in your post is simply excellent and i can assume you are an expert on this subject. Fine with your permission allow me to grab your RSS feed to keep updated with forthcoming post. Thanks a million and please keep up the rewarding work.
You actually make it seem really easy along with your presentation but I in finding this topic to be actually one thing which I feel I’d by no means understand. It sort of feels too complex and extremely vast for me. I am looking forward for your next submit, I¡¦ll try to get the hold of it!
At this moment I am going to do my breakfast, once having my breakfast coming yet again to read more news.|
Hello would you mind stating which blog platform you’re working with? I’m planning to start my own blog in the near future but I’m having a tough time selecting between BlogEngine/Wordpress/B2evolution and Drupal. The reason I ask is because your layout seems different then most blogs and I’m looking for something unique. P.S Sorry for getting off-topic but I had to ask!|
I like the helpful information you provide to your articles. I will bookmark your weblog and check once more right here regularly. I am slightly sure I’ll be told many new stuff right here! Good luck for the following!|
I simply want to say I am just beginner to weblog and certainly savored this blog site. Most likely I’m want to bookmark your blog post . You amazingly have outstanding well written articles. Kudos for revealing your web page.
Shume dakort te ashprrsohen masat patjeter ndaj biznesit vetem. Po vut dhe te zbatohet ne praktik me pushkatim cdo funksionari shtetror qe nuk justifikon pasurine tij me pagen qe ka mar nder vite nga 90e deri me sot. Se ska popull debil. Qe ti japi taksa. Shtetit. E shteti te talli ka.in me kontributet e perbashkta dhe anje deri me sot te mos mbaj pergjegjsi per demet qe I jan shkaktuar kti vendi.
Ska nevoje as per masa as aksion. Ju keni gazetaret qe skane asnje dite te siguruar. Mire te mediave te shkruara qe beni sikur se lexoni emrin ne fillim te shkrimit. Por dhe ata qe dalin ne tv nuk duken, nuk I shihni?
Mire bisneset qe I fshihkan punonjesit , po me fytyre e emer ne tv dhe ky nuk duket? Hajt pune te mbare.
Qe ka informalitet ajo dihet (dhe do te kete) por ne gjithe kete aksion dhe kaq paligjshmeri çfare masash u moren ndaj inspektoreve te zonave perkatese? ! Pa “vulen” e inspektorit te zones nuk behet asgje! Dhe pse se bete aksionin me pare,! Apo kishim zgjedhjet lokale dhe nuk donim vota te humbura!
Ore po mendimi I bizneseve a merret?! Dakort une paguaj detyrimet,gaboj ne nje moment (me a pa dashje ju se merrni parasysh), gjobitem, paguaj gjoben dhe vendos ta mbyll biznesin e deklarohem I papune. Çfare me ofron shteti?! Po te papuneve qe u krijuan nga mbyllja? ! Tek bizneset (sidomos te vogla) mos shihni vetem anen ekonomike por dhe ate sociale! Kjo eshte qeveri e SOCIALISTEVE por nuk po tregohet aspak SOCIALE!
Ne fakt e gjithe keto masa jane te nevojshme ne nje vend normal , por ne nje vend qe nuk funksionon asnje institucion, dhe kur qeverite per 23 vite kane imponuar korrupsionin ne bizneset e ndershme apo jo, kjo eshte nje tjeter gafe qe ben politika ne shqiperi. Une jam totalisht kunder metodave qe ka bere e djathta ne shqiperi , por them me plot bindje se kjo qe po ndodh eshte me efekte negative njesoj sic ka bere PD-ja deri me 2013-ten. Ketu do jemi dhe do shihni rezultatin negativ,