BOSNJË-Ligjvënësit serbë të Bosnjës të mërkurën kanë votuar kundër një rezolute që e përshkruante masakrën e Srebrenicës së vitit 1995 si genocid, duke thënë se ky nocion është sulm ndaj komunitetit të tyre dhe do ta destabilizonte vendin.

Forcat serbe të Bosnjës pushtuan “zonën e sigurt” të OKB-së derisa lufta po shkonte drejt fundit si dhe rrëmbyen 8 mijë burra dhe fëmijë myslimanë të cilët i ekzekutuan ditëve në vijim.

Tribunali i OKB-së për ish-Jugosllavinë në Hagë kanë përjashtuar se masakra – vrasja më e madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – ka përbërë gjenocid, term të cilin serbët e Bosnjës ende e diskutojnë ndërsa Serbia i shmanget në masë të madhe, raporton Reuters.

Presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, tha se rezoluta, e propozuar nga ligjvënësit boshnjakë myslimanë për të përkujtuar viktimat e Srebrenicës dhe të gjitha krimet tjera të kryera gjatë luftës së Bosnjës nga 1992 deri më 1995, ka qenë e drejtuar kundër serbëve, transmeton Koha.net.

“Kjo nuk shënon hap përpara drejt pajtimit etnik, por i destabilizon edhe më tutje marrëdhëniet në vend”, shtoi ai.

Ky mocion, që ishte propozuar edhe më parë dhe ishte hequr nga rendi i ditës, erdhi vetëm një ditë pasi Britania zemëroi serbët duke thënë se është duke hartuar një rezolutë në Këshill të Sigurimit të OKB-së për të shënuar 20 vjetorin e masakrës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb