Prej dy vitesh Ronaldinho ka dhënë dorëheqjen nga futbolli profesionist duke privuar shumë futbolldashës nga spektakli që ai nuk ka nguruar asnjëherë të dhuroi në fushën e lojës. Por pavarësisht kësaj braziliani kudo ndodhet nuk harron të tregojë klasin e tij.

Pjesë e një ekipi në sallat e mbylluara, 37-vjeçari ka bërë për “ujë të ftohtë” portierin kundërshtar duke mahnitur me lëvizjet mashtruese. Ronaldinho duke parë daljen e portierit vendos të ti kalojë topin poshtë këmbëve me një lëvizje përfekte para se të dërgojë topin në rrjetë.

Jo vetëm kaq, por edhe në momentin e fundit para se të realizojë, ai nuk nguron të imitojë veten e tij duke goditur topin në një anë dhe duke mbajtur kokën nga ana tjetër, lëvizje tipike e brazilianit.

(e.k/BalkanWeb)

Etiketa: