Partizani kërkon të paraqitet sa më denjësisht në Kupat e Europës këtë sezon.

Për këtë arsye trajneri i Partizanit, Skënder Gega po e përgatit skuadrën e tij për ndeshjet e ligës së europës, që ekipi tij do të luaj përballë Mariborit.
Në stërvitjen e fundit, skuadra ka aplikuar një seancë tekniko-taktike ku probleme ka shfaqur Lorenc trashi dhe është detyruar që të stërvitet i diferencuar, ndërkohë që klubi paralajmëron se në ditët në vijim, do të ketë nga dy seanca, në mënyrë që grupi të kapë formën ideale për të bërë një paraqitje të denjë ndaj Mariborit.

“Skuadra ka vijuar sot përgatitjet në kuadër të ballafaqimit në Europa League. Seanca e programuar sot është zhvilluar pasdite në orën 17:00 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka aplikuar një seancë tekniko – taktike. Stërvitje të diferencuar ka zhvilluar Trashi si rezultat i një problemi fizik. Të enjten skuadra do të zhvilloj dy seanca stërvitore”, shkruhej në postimin e klubit të kuq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb