Të apasionuarit pas alienëve besojnë se ata kanë gjetur një shenjë jete gjatë kërkimeve në Mars, një lugë.

Pamje nga NASA tregojnë një send të madh në sipërfaqen e Planetit të Kuq, që ka formën e një luge. Kjo është “luga” e dytë që gjendet në Mars në vitet e fundit, me shumë njerëz që pesojnë se është provë e jetës së përparuar në këtë planet.

Objekte të tjera si unaza apo dorashka gjithashtu janë gjetur në sipërfaqen e Marsit. Video në fillim u vu re kur u hodh në llogarinë e Youtube të faqes UFO Hunter me përshkrimin: “Shikoni këtë lugë të madhe në Mars. Kjo është e mrekullueshme. Me shumë mundësi e mbetur nga një qytetërim i humbur”.

Disa përdorues u mrekulluan nga zbulimi, dikush tha: “Uau, nuk ka mundësi të jetë natyrore”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: