Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e sotme të vlefshme për javën e 35 të “Premier League”. Pavarësisht se kaluan në avantazh të dyfishtë “the reds” u barazuan në fund nga West Brom, ekip që mban vendin e fundit në kampionat.

Golin e parë për të besuarit e Klopp që të martën do të ndeshen në “Champions League” kundër Romës e shënoi Danny Ings. Sulmuesi kishte plot 930 ditë pa shënuar në kampion, që nga hera e fundit kundër Everton në 2015.

Rezultatin e dyfishoi i përhershmi Mohamed Salah, i cili e çoi në 31 numrin personal të golave në këtë kampionat. Gjithsesi vendasit reaguan në minutën e 79-t duke shkurtuar diferencat me Livermore. Kur pritej që takimi të mbyllej me këtë rezultat Rondon barazoi rezultatin për vendasit, që gjithsesi vetëm matematika i mban në lojë për të mos rënë.

Pas 35 ndeshje në “Premier League” Liverpool renditet i 3 me 71 pikë, 3 më pak se United i vendit të dytë që ka 1 ndeshje me shumë për të luajtur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb