Kina ka bërë publike shifrat e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 që prej dhjetorit të 2022, gjatë një konferencë për shtyp ditë e djeshme.

Rreth 60000 qytetarë kanë vdekur që kur kina braktisi politikës e saj të quajtur “zero-Covid” në fillim të dhjetorit pasi vendi u përshirë në protesta të dhunshme.

Kreu i departamentit të çështjeve mjekësore, Jiao Yahui t deklasoi se gjatë periudhës 8 dhjetor-12 janar, në Kinë janë regjistruar 59938 vdekje lidhur me Covid.

Midis tyre 5503 erdhën si pasojë mungesës së frymëmarrjes së shkaktuar nga Covid, ndërsa 54435 ishin infektuar, të cilët kishin dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Kina është akuzuar nga OBSH dhe SHBA për mos deklarimin e shifrave të sakta të personave të vdekur nga Covidm, gjë që u mohua nga Pekini.

Përpos Covid, simptomat e etheve janë barë shkaktar që  477 mijë civilë të shtohen në spitale vetëm për datën 12 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: