Gazetari Erion Skëndaj ka raportuar për “BalkanWeb”, situatën në spitalet COVID-19 në vend.

Sipas gazetarit, numri i shtrimeve ka shkuar në normalitet dhe shtoi se numri i urgjencave ditore ka rënë. Ai tha se numri i urgjencave deri në mesditë është 5, ndërsa brenda 24 orëve ka një mesatare mes 17-20 urgjencave. Gazetari theksoi se mosha mesatare e personave të shtruar në spital është mbi 65 vjeç ndërsa momentalisht nuk ka mosha të reja të shtruar.

Incidenca 2 javore ka rënë dhe kësisoj, kjo do të reflektohet në uljen e rasteve të infektimeve. Një tjetër zhvillim sipas Skëndajt është dhe rikonstruksioni i spitalit COVID-1. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të ndodhte në fillim të janarit, punimet ende nuk kanë nisur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb