Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për disa çështje të rëndësishme në shtëpinë e “Gjelave”, në prag të ndeshjeve të marsit.

“Kush qëndron në portë pas lamtumirës së Lloris? Do të jetë Mike Maignan. Do të bëj edhe diskutime, do të ketë një hierarki dhe kjo është e rëndësishme. Eksperienca është një kriter, por është një pozicion specifik dhe prandaj përvoja është një nga elementët që duhet vlerësuar, por nuk është e vetmja”.

Për Theo Hernandez dhe Giroud: “Për Theo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sot. Ai nuk ka problem me muskujt, po ecën mirë. Kur thirra Giroudin për Kupën e Botës, më kishin pyetur nëse do të ishte titullar apo jo. Gjatë Kupës së Botës ai përmirësoi pozicionin e tij, është një nga 23  lojtarët që kanë marrë ftesë dhe janë njëmbëdhjetë futbollistë që do të startojnë nga fillimi kundër Holandës. Çdokush mund të luajë”  – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: