Të ashpra kanë qenë deklaratat e ministrit gjerman të Shëndetësisë Karl Launterbach, për situatën epidemiologjike dhe përhapjen e varianteve të reja të COVID-19.

Ai ka theksuar se lehtësimi i masave kundër COVID është i pajustifikueshëm, duke shtuar se situata ende nuk është nën kontroll.

“Për momentin çdo lehtësim i masave për pandeminë nuk justifikohet”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë qeverisë dhe partnerëve të tij të cilët kanë bërë thirrje për heqjen e kufizimeve.

Ai gjithashtu theksoi se në javët në vijim pritet që varianti Omicron të shënojë kulmin.

“Kjo është e vërtetë. Nëse shkojmë në një hapje, do ta zgjasim ndjeshëm valën. Situata nuk është ende nën kontroll,” tha Lauterbach gjatë një konference të përbashkët shtypi me Lothar Wheeler, kreu i Institutit Robert Koch.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb