Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka pasur debat lidhur me situatën me COVID-19 në Shqipëri dhe masat e reja.

Brataj thotë se vetë ai ka bërë sot 12 tampone për pacientë që janë tregues i rritjes së thirrjeve tek Urgjenca dhe infektimeve.

Nga ana tjetër mjeku Artan Koni deklaroi se duket se për shkak të disa të papërgjegjshmëve qeveria vendos maskën me detyrim për të gjithë dhe kjo s’mund të pranohet.

Ndërkaq eksperti i PD për shëndetësinë, Gazmend Koduzi ka akuzuar autoritetet se nuk ka transparencë me publikun duke shtuar se është krijuar miti tek qytetarët se po shkove në spital apo intubim vdes, dhe autoritetet duhet ta rrëzojnë këtë me informim

SKËNDER BRATAJ: Unë njoftoj Policinë kur na njoftojnë se janë pozitivë me COVID-19 dhe hipin në ashensor

12 tampone i kam bërë unë sot, janë tregues që veç rritjes së thirrjeve dhe infektimet. Tamponi është diagnozë.

ARTAN KONI: Nga ajo çfarë kuptova, janë njerëzit e papërgjegjshëm, njerëzit pozitivë dhe dalin. Më thuaj një vend që i kontrollon do të gjithë. Supozojmë se ka disa. A mund t’i futim në COVID-3, COVID-4, në strukturat e caktuara. Meqë nuk kontrollojmë dot të papërgjegjshmit hajde vendosim të gjithë maska.

EUGENA TOMINI: Sjell transmetim të gjerë komunitar, ne i kemi në Tiranë. Asimptomatiku që transmeton virusin sigurisht duhet të parandalohet. Maska me distancën dhe higjienën do ishte kombinim perfekt.

GAZMEND KODUZI: Ka mungesë transparence. Çdo të enjte në orën 18:00 në Romë, vihen 4 ekspertë konferencë, kurse këtu japin një komunikatë. S’ka pyetje gazetarësh dhe asgjë për pyetje të ndryshme. Mungesë transparence. Sot ne nuk e dimë sa është vdekshmëria e pacientëve të intubuara. Miti i krijuar është që po shkove në spital dhe intubim vdes, shkatërrojeni nëpërmjet informimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb