Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin italian Mario Draghi. Merkel shprehu sigurinë se  kancelari i ri gjerman do të zgjidhet më shpejt se në zgjedhjet e kaluara.

“Bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë derisa të zëvendësohem nga kancelari i ri gjerman. Dhe kjo patjetër do të ndodhë më shpejt se herën e kaluar”- tha Merkel.  Pas zgjedhjeve federale të vitit 2017, u deshën më shumë se pesë muaj për të formuar një qeveri të re.

Merkel duket se vlerëson se Social Demokrati (SPD) Olaf Soltz do të jetë pasardhësi i saj. I pyetur se çfarë mendoni për vërejtjet e politikanit socialdemokrat për Fondin Evropian të Rimëkëmbjes, ajo tha: “Vetë Soltz do të jetë në gjendje të komentojë për çështjen sapo të përfundojë marrëveshja e koalicionit mbi qeverinë e re.”

Ndërkohë ditën e djeshme kanë filluar edhe bisedimet per 3 partive në Gjermani për të formuar koalicionin qeverisës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb