Barcelona po përgatitet për ndeshjen e nesërme në shtëpi kundër Valencias. Blaugranët kanë nevojë urgjente për pikë, për të mos humbur më shumë terren, duke pasur parasysh  se ka fituar vetëm 8 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Megjithatë, nuk ka asnjë lajm të mirë për trajnerin Hansi Flick. Dani Olmo nuk u stërvit me skuadrën, siç raporton Mundo Deportivo.

Mersfushori ka punuar në palestër, ndërsa ekipi është parë duke u përgatitur në fushë. 26-vjeçari Olmo mungoi ndaj Benficës në Champions, për shkak dëmtimi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb