Shqipëria deri tani regjistron 28 viktima nga koronavirusi, ndërsa situata më problematike paraqitet tek Spitali Infektiv në Tiranë.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “News 24” e “Balkanweb” se janë tre raste urgjente me Covid-19, në 24 orët e fundit.

Skëndaj pohoi se dje mjekët e kanë lënë sërish Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij. Më pas ai do të kalojë në pavion, bashkë me 4 pacientë të tjerë.

“Në dy spitalet për koronavirusin, dy raste janë të rënda me intubim. Dy urgjenca me koronavirus kanë ardhur nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se përvec tamponit, do të niste një testim i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve në spitale”, tha ai.

Gazetari shprehet se analizat e tyre deri tani janë matur, por nuk ka dalë asgjë për ta. “Kanë kaluar diku tek 7 ditë dhe nuk dimë asgjë. MSH ka thënë se janë afërsisht 50 mjekë e infermierë të infektuar”, u shpreh Skendaj.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb