Një situatë dramatike dhe absurde. Kështu e përshkroi atë çfarë po ndodh në Kakavijë dhe në pjesën shqiptare, gazetarja Ira Londo teksa raportoi për “BalkanWeb” nga Greqia, mëngjesin e sotëm.

“Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë, dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para. Autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare dhe ata kanë lëvizur më këmbë. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve. Policia është e pranishme por nuk ka sqarime.

Formularët të cilët pasagjerët duhet të paraqesin në pikën kufitare skadojnë dhe duhen formularët e rinj.

Është një situatë absurde, ndodhen familje, me fëmijë, të moshuar, nuk ka as ujë, as pika shitjeje. Situata është e njohur për palën greke por asnjë reagim dhe as ndonjë ndërhyrje nga pala shqiptare”, raportoi gazetarja Ira Londo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: