MAQEDONI E VERIUT

Nuk ka datë për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut. Edhe pas takimit të sotëm me Presidentin Pendarovski, liderët politikë kanë qenë të ndarë mes tyre sa i përket qëndrimeve duke ja lënë në dorë ekipeve shkencore mjekësore.

LSDM dhe BDI kanë qenë ato që kanë ngulmuar për zgjedhjet gjatë pandemisë kurse VMRO- DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dëshiruar zgjedhje pas pandemisë.

I vetmi me një propozim të qartë pas këtij takimi ka qenë Zoran Zaev, ish- kryeministri maqedonas i cili tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pritet të shihet nëse ajo do të zgjatet nga qeveria teknike apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb