Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur në Selanik, ka përcaktuar stadiumet që do të presin finalet europiane në vitet e ardhshme. Mes aplikimeve ishte edhe ai i FSHF-së për zhvillimin e Superkupës së Europës 2028 në “Air Albania”, por kërkesa shqiptare nuk është pranuar.

Finalja e Superkupës së Europës në vitin 2027 do të zhvillohet në “Johan Cruyff ArenA” të Amsterdamit, ndërsa ajo e vitit 2028 në “Astana Arena” të Kazakistanit.

UEFA ka vendosur gjithashtu që finalja e Champions League 2028 të luhet në Mynih dhe ajo e vitit 2029 në “Camp Nou” të Barcelonës. Ndërkohë, Bukureshti dhe Beogradi do të presin finalet e Europa League, ndërsa finalet e Conference League do të zhvillohen në stadiumin e Juventusit në Torino dhe në “Puskás Aréna” të Budapestit.

Kështu, Shqipëria humbet mundësinë për të pritur një finale madhore europiane, pavarësisht kandidaturës së FSHF-së për “Air Albania”. Pas suksesit për të pritur finalen e 2022 të Ligës së Conferencës mes Romës dhe Feyenoord, tashmë Shqipëria duhet të presë sërish për të patur mundësinë e mikpritjes së një tjetër finaleje evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb