TIRANË- Pasi shpjegoi thelbin e PPP-ve, dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ministri i Financave Arben Ahmetaj foli për rritje të investimeve të huaja në vend, duke iu përgjigjur kështu akuzave të vazhdueshme të opozitës.

“Në 2016 janë 938 milion euro investime, në vitin 2017 janë 908 milion euro dhe në 2018 referuar tre mujorit të parë mund të shkojnë në 980 milion euro. Këto janë shifrat që flasin vetë. Ka kompani dhe emra dinjitozë si Shell”, -tha ai ndërsa iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

“Ju bëj thirrje atyre që nuk dinë ta lexojnë raportin e DASH dhe që dalin shajnë e nxinë, thirrja e DASH nëpërmjet këtij raporti është të mos bllokojnë vettingun”,- vijoi ai duke iu drejtuar opozitës.

Si shembuj aspak seriozë, madje qesharakë, ministri veçoi disa prej projekteve të nisura në kohën kur qeverisnin demokratët.

“E dini ju që me ndërtimin e By Pass-it të Fierit, u bë një histori qesharake. Kompanisë italiane i është dhënë me forcë në 2011 nënkontraktoi dhe dështoi. I dini presionet me investitorët e huaj, rapiskanin e dini, kanë dalë edhe në mediat amerikane. Ne do vazhdojmë luftën për të pasur një drejtësi që të garantojë investimet dhe të tërheqim sa më shumë investitorë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: